‘Shumë shpejt do të marrë fund’/ Skivi flet për herë të parë për marrëveshjet e fshehta në Babastars

‘Shumë shpejt do të marrë fund’/ Skivi flet për herë të parë për marrëveshjet e fshehta në Babastars

11:06, 21/06/2022
A+ Aa A-

Teksa është zbuluar një pjesë e artistëve që do të perfomojnë në skenën e Sunny Hill, ra në sy që do të jenë 3 nga antarët e grupit Babastars. Ata janë Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman. Ky fakt gëzoi fansat e grupit të cilët menjëherë nisën aludimet se grupi mund të jetë ri-bashkuar dhe pjesë e eventit në fjalë do të jenë edhe antarët e tjerë të labelit.

Por duket se diçka e tillë nuk ekziston.

Ditën e sotme ka reaguar një nga ish-antarët këtij grupi, Skivi. Ai ka bërë të qartë që nuk do të jetë pjesë e “Sunny Hill” dhe nuk do të ketë një ri-bashkim të të gjithë antarëve të Babastars. Lidhur me këtë ai përmendi edhe marrëveshjet e fshehta që janë bërë në grup, të cilat sipas tij janë të dëmshme për të gjithë antarët. Tre artistët që do të jenë në eventin e përmendur ai i cilësoi si “gjysmën e gjysmës së Babastars”.

Reagimin e plotë të reperit e gjeni në vijim.

“E vlerësoj dhe e çmoj entuziazmin e të gjithëve për dëshirën me qenë prezent të gjithë Babastars. Duke komentu nëpër statuse të ndryshme dhe vlerësime që do të ketë surprizë të Babastars me paraqitje të të gjithëve në skenë!  Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepen gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni”. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco