Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ardian Bujupi publikon videon me Jasmin Kadriun, fansat shpërthejnë ndaj tij

Ardian Bujupi publikon videon me Jasmin Kadriun, fansat shpërthejnë ndaj tij

10:33, 21/06/2022
A+ Aa A-

Ardian Bujupi po e përdor për marketing raportin e tij me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’, Jasmin Kadriu, por duket se kjo gjë i ka lodhur ndjekësit e tij.

Artisti që është në një lidhje me balerinën gjermane Sabrine Khan, duke mos e pohuar atë, prej kohësh po shoqërohet me Jasminën.

Image

E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan.

Ndërkohë para dy ditësh ata janë shfaqur bashkë në ditëlindjen e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës. 

Image

Pamje nga festa janë publikuar në rrjetet sociale dhe mes tyre u vu re afrimiteti i Jasminës me Adrianin. Dyshja duket se kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri- tjetrit ku këtë gjë e kanë treguar dhe në story-t e tyre në Instagram duke bërë kështu që fansat të nisin të dyshojnë.

Image

Pas kësaj, Ardiani ka publikuar një video në TikTok ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin. “Jasmina më vizitoi sot”- shkroi ai krah videos.

Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. “T’i bëri të gjitha vizitat”- shkruan dikush me ironi teksa ky koment numëron mbi 500 pëlqime.

Image

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco