Horoskopi për ditën e martë, 21 qershor 2022

Horoskopi për ditën e martë, 21 qershor 2022

22:38, 20/06/2022
A+ Aa A-

Dashi: një ditë që fillon me këmbën e djathtë, në fund të fundit Hëna po ju buzëqesh. Mos u shqetësoni për kolegët tuaj, vazhdoni përpara.

Demi: Mëngjes i plogësht, por pasdite do të keni rikuperim. Mundohuni të kujdeseni më shumë për dietën tuaj, zgjidhni të hani shëndetshëm.

Binjakët: Emocionet më në fund kanë filluar të zgjohen, ndaj futuni në "punë". Edhe puna po shkon mirë dhe pa peripeci të veçanta, apo jo?

Gaforrja: Ndoshta do të keni një flirt në ditët në vijim, në sajë të një situate të favorshme astrale. Mundësitë shfaqen në horizont edhe në aspektin e punës.

Luani: Miqësitë ju duken më të rëndësishme se dashuria në këtë kohë. Në punë e keni më të vështirë të mbani ritmin.

Virgjëresha: çfarë është kaq e vështirë që edhe ti të biesh në dashuri? A ka zgjidhje? Sigurisht, duke u lëshuar drejt rrjedhës, pa hezitim. Punë rraskapitëse ju presin javët e fundit.

Peshorja: dashuria është pak e vështirë për të lulëzuar, ndoshta nuk është koha për ta nxitur apo shtyrë fort. Ju duhet një pushim, ndoshta një udhëtim…

Akrepi: përpiquni të kalibroni mirë ndjenjat tuaja. Në punë nuk ju mungon energjia, por më mirë rezervoni diçka dhe për të ardhmen.

Shigjetari: diçka nuk shkon në profilin sentimental, duhet t’i keni më të qarta gjërat. Për punonjësit do të ketë promovime, por kjo mbetet për vitin e ardhshëm.

Bricjapi: Hëna ju buzëqesh, do t’ju pushtojë një shkarkesë emocionale duke lënë mënjanë indiferencën. Puna do të vazhdojë rrugëtimin e saj, pastaj do të jenë pushimet.

Ujori: duhet të përballeni me të shkuarën për të jetuar lirisht të tashmen. Jeni të lodhur nga puna, edhe pse nuk jeni plotësisht të ngarkuar.

Peshqit: dashuria është ende një mirazh, por për ëndërrimtarët ky nuk është problem. Puna të kënaq, por ti dëshiron më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco