Bie në kanal në Mallorca, shkatërrohet Bugati i Ronaldos që kushton 1.7 milionë euro

Bie në kanal në Mallorca, shkatërrohet Bugati i Ronaldos që kushton 1.7 milionë euro

18:12, 20/06/2022
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo njihet si koleksionues i makinave sportive, ku një nga këto ishte edhe Bugatti Veyron me vlerë 1,7 milionë paundë.

Makina sportive e Ronaldos ka kryer një aksident në ishullin e Mallorcas, aty ku thuhet se CR7 është duke kaluar pushimet me familjen e tij.

Sipas raportimeve të policisë, Bugatti nuk kishte si shofer Ronaldon, por dikë tjetër.

Makina ka rrëshqitur në një kanal në Bunyola, Palma de Mallorca.

Personi i cili drejtonte mjetin nuk ka pësuar dëmtime.

Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë paundësh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza.

Cristiano Ronaldo gjithashtu i shtoi koleksionit një prodhim ekskluziv Bugatti Centodieci me vlerë 8.5 milion paundë nga të cilat vetëm dhjetë janë prodhuar në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco