Jennifer Lopez prezanton vajzën e saj duke përdorur përemra neutralë

Jennifer Lopez prezanton vajzën e saj duke përdorur përemra neutralë

14:36, 20/06/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez prezantoi vajzën e saj 14-vjeçare, Emme, në skenë duke përdorur përemra asnjanës. Këngëtarja u lavdërua nga fansat teksa përpara performancë së këngës së tyre, iu referua Emme duke përdorur përemrin asnjanës gjinor they/them.

Jennifer ka 2 fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Ajo performoi në eventin “LA Dodgers Foundation Blue Diamond Gala” të enjten, teksa e cilësoi adoleshenten si partneren e preferuar për të kënduar. Hera e fundit që këngëtarja performoi me vajzën e saj ishte në skenën e “Superbowl Halftime Show” në 2020.

“Hera e fundit që performuam së bashku ishte në një stadium të madh si ky dhe unë u kërkoj atyre të këndojnë me mua gjatë gjithë kohës, dhe ata nuk do ta bëjnë. Kështu që ky është një rast shumë i veçantë”-u shpreh Lopez.

Image

Në gjuhën shqipe mund të jetë konfuzuese përdorimi i këtyre përemrave neutral sepse nuk bëjnë sens të paktën nga ana gramatikore. Por në gjuhën angleze tashmë përemrat they/them janë normalizuar dhe përdoren gjerësisht nga njerëzit që nuk duan të indetifikohen në bazë të gjinisë.

Jennifer dhe Emme mahnitën turmën teksa performuan “A Thousand Years” të Christina Perrit, teksa Emme mbante një mikrofon me ngjyrë ylberi dhe veshje rozë.

Pas kësaj mjaft komente pozitve vërshuan në rrjet të cilët e përgëzuan Jennifer për respektin e treguar ndaj vajzës së saj por edhe ndaj komunitetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco