A ka patur ‘faj’ për ndarjen me Kanye West, rrëfehet Kim Kardashian

A ka patur ‘faj’ për ndarjen me Kanye West, rrëfehet Kim Kardashian

17:00, 16/06/2022
A+ Aa A-

Kim Kardashian ndau disa informacione të reja për ndarjen e saj nga Kanye West.

Gjatë finales së sezonit të “The Kardashians”, ylli i realitetit 41-vjeçar foli për vendimin e saj për të lënë reperin 45-vjeçar, duke thënë se askush nuk e di se si ishte martesa e saj në të vërtetë.

Ndërsa flet, Kim pyet se kur anëtarët e familjes së tyre duhet të ndërhyjnë në marrëdhëniet e njëri-tjetrit.

“Ndjehem sikur ne gjithmonë i shmangemi situatave të njëri-tjetrit, sepse thjesht nuk duam të ndërhyjmë”, tha Kim.

“Unë e respektoj që askush nuk erdhi tek unë gjatë martesës sime dhe të më thotë: ‘A je mirë?’ Të gjithë më lejuan ta bëja udhëtimin tim dhe të vendos vetë, e vlerësoj këtë”.

Image

Khloe, më pas vuri në dukje se ishte tepër vonë që familja e saj të përfshihej në marrëdhënien e saj me Tristan, por dëshiron që ata të flasin më shpejt për shqetësimet e tyre.

“Ajo për të cilën kam zhgënjime, nuk ka të bëjë me asnjërin prej jush, nuk ishte gabimi i parë apo i dytë”, tha Khloe.

“Ishte koha kur do të doja që dikush të kishte thënë, ‘Jo! Çfarë do të thuash? Sa herë e kemi bërë këtë? Jo! Ti nuk je e çmendur. Në fakt, ti ke të drejtë.”

Kim ra dakord, përpara se të fliste për ndarjen e saj nga Kanye, duke shpjeguar se askush nuk e di se çfarë kaloi në martesën e saj, por ajo ishte në gjendje të largohej pa asnjë faj.

“Nëse njerëzit do ta dinin se si ishte marrëdhënia ime në të vërtetë, unë mendoj se do të thoshin: “Si vazhdoi kjo kaq gjatë?”, tha Kim.

“Por unë jam e qetë me veten time duke e ditur se kam bërë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për ta bërë një situatë të funksionojë, dhe kështu mund të largohem plotësisht pa faj.”

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco