Provat tregojnë se Kim Kardashian ndoshta nuk e dëmtoi fustanin e Marilyn Monroe

Provat tregojnë se Kim Kardashian ndoshta nuk e dëmtoi fustanin e Marilyn Monroe

16:15, 16/06/2022
A+ Aa A-

Muajin e kaluar, Kim Kardashian ngjalli polemika kur mori pjesë në “Met Gala” me fustanin  që Marilyn Monroe veshi kur i këndoi “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F. Kennedy.

Fustani mban rekordin si fustani më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand por ata e lejuan Kim-in të vishte për një kohë të shkurtër fustanin prej 4.8 milionë dollarësh në gala.

Në klip, një ekip ndihmësish mund të shihen duke luftuar për të përshtatur fustanin në format e famshme të Kim-it, por ata nuk ishin në gjendje për të lidhur zinxhirin.

Edhe pse tani ka kaluar më shumë se një muaj që kur Kim veshi fustanin, ajo ende po shkakton polemika pasi në fillim të kësaj jave Kim u akuzua për “shkatërrimin” e veshjes. Në foto mungojnë diamantët rreth zinxhirit dhe ka fërkime rreth kapëseve.

Krahasimi u bë shpejt viral në rrjete sociale por detaje të reja kanë dale në dritë pasi fotoja që tregon fustanin e dëmtuar dhe e përdorur në krahasim është bërë në vitin 2016, pra gjashtë vjet përpara se Kim ta vishte atë .

Kjo solli mjaft dyshime nëse ishte Kim është me të vërtetë shkaku i vetëm i demit apo fustani nuk ishte në gjendjen më të mire që në fillim. Videot e postuara në  TikTok tani kanë tërhequr vëmendjen pasi dëshmojnë se diamantët i mungonin fustanit para se Kim ta provonte.

Shumë veta pohuan se njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një mënyrë për ta urryer Kim Kardashian si një figurë publike mjaft e komentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco