KAFE SHQETO/ Drama 'Muslimani' sjell në skenë aktorin Enver Petrovci

KAFE SHQETO/ Drama 'Muslimani' sjell në skenë aktorin Enver Petrovci

14:47, 16/06/2022
A+ Aa A-

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte i ftuar aktori i mirënjohur Enver Petrovci.

Artisti ishte i ftuar për të folur më shumë rreth dramës “Muslimani”.

Ai tha që në shumicën e rasteve në Ulqin myslimanët dhe katolikët nuk martohen së bashku, madje edhe kur ndodhin raste të tilla, ato detyrohen të largohen nga Ulqini për shkak të paragjykimeve.

Përveçse u fol për martesat mes myslimanëve dhe katolikëve në Ulqin, u fol edhe për puthjen e aktorit në skenë, e cila u konsiderua kontraversale.

“Të tregoj të drejtën puthja ka qenë inspirim gjithësisht, propozim i koleges time. Ka qenë vetë emocioni në të cilin kemi ardhur në atë moment, asaj si aktore i ka ardhur të më puthë. Unë personalisht nuk e dua puthjen në skenë sepse është e bezdisshme, është e përzier me djersë dhe çdo gjë është vetëm puthje nuk është. Një herë e refuzova dhe thash nuk ka nevojë të puthemi në skenë sepse thjesht e kam bezdi por pas dy ditëve i thash se atë idenë që e pate para dy ditëve po e pranoj se mendoj se është ide e mirë. Ja pranova puthjen por pas dy ditësh edhe unë e putha, ja ktheva puthjen dhe u bë një moment shumë i bukur në skenë”,- u shpreh aktori.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco