Zaimina Vasjari i gjen burrin e 'katërt' Çiljeta Xhilagës/ Këngëtarja reagon në Instagramin e saj

Zaimina Vasjari i gjen burrin e 'katërt' Çiljeta Xhilagës/ Këngëtarja reagon në Instagramin e saj

16:57, 01/06/2022
A+ Aa A-

Një qershori sot duket se ka bërë bashkë edhe mamatë e famshme.

Çiljeta Xhilaga ka vendosur që së bashku me fëmijët, Fernandon dhe djalin e Albanit, t’i bashkohet festës së organizuar nga Zaimina Vasjari në shtëpinë e saj.

Image

Vasjari në ditën e fëmijëve ka vendosur të zbukurojë oborrin rreth pishinës së saj, duke ftuar mikeshat me fëmijët për të gëzuar së bashku festën e tyre.

Ndër të pranishmet ka qenë edhe këngëtarja Xhilaga. Të shumta ishin postimet e Zaiminës nga festa, por çfarë ra në sy më shumë ishte fotoja e ëmbël e Çiljetës me djalin e saj.

Image

“Po të shtoj edhe një burrë të katërt,”-shkruan Zaimina krahas fotos. Duke iu referuar kështu tre “burrave” momental në jetën e Çiljetës, djalit të saj, Fernandos, partnerit, Albanit dhe djalit të tij të vogël.

Këtë foto e ka ripostuar më pas edhe këngëtarja në instagramin e saj, dhe reagimi ka qenë shumë i embël.

“Mu shtofshin edhe 10 burra si ky cuci jot, aman moj çfarë dashurie,”- ka qenë komenti i Çilijetës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco