Për çfarë është penduar? Donald Veshaj habit me deklaratën e re

Për çfarë është penduar? Donald Veshaj habit me deklaratën e re

16:15, 02/05/2022
A+ Aa A-

Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donald Veshaj ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes por ka preferuar të mos japë shumë deklarata.

Para disa ditësh u transmetua emisioni i tij më i ri “Më lini të flas” bashkë me vëllain Romeon por përveç disa emrave që u përmenden bashkë me atë të Borës, nuk u zbulua shumë.

Duke folur për emisionin e ri Donaldi u shpreh mjaft i motivuar dhe se do presim në vijim se si do vazhdojë ecuria.

Gjithashtu ai ka publikuar dy këngë deri tani me titull “Nuk je” dhe “Picaso” dhe fansat janë kuriozë nëse ai do sjellë projekte të reja nga fusha e muzikës.

“Muzika më pëlqen, është mënyrë për të shprehur ndjenja e emocione jo profesion. Showman-et dinë të këndojnë, kërcejnë etj. Por nuk do kthehem në këngëtar profesionist”-u shpreh ai.

Sigurisht që pas daljes nga “Big Brother Vip” jeta e tij ka ndryshuar shumë nga gjithë ajo vëmendje për muaj me radhë por Donaldi ka thënë se i po i rikthehet normalitetit. Ai gjithashtu është shprehur mjaft i pakënaqur nga deklarat e ish-banorëve të shtëpisë pas daljes.

Të gjithe kanë dalë dhe kanë folur për të gjithë. Nuk kam patur nevojë të dal dhe të flas për njerëzit që ishin aty sepse nuk kam nevojë për vëmendjen që sjell kjo gjë. Nëse ke diçka për t’i thënë dikujt ik e thuaja nuk ke pse del në intervista e media për zhurmë me provokime. Kjo zhurmë të nxjerrë keq”- u shpreh Donaldi.

Ai ka thënë se nëse do kishte mundësi të kthente kohën pas do ndryshonte shumë gjëra por pa specifikuar diçka konkrete. Pyetjes se cili nga vëllezërit Veshaj ka bërë më shumë vajza për të qarë, Donaldi iu përgjigj se “Askush nuk niset për të lënduar dikë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elira02/05/2022 19:42

E bëtë Donaldin si oksigjen .Aty e ka mendjen mileti se ç mendon Donaldi! U bë silur ëshyë më i mençmi i Shqipërisë.Hall mbi hallet sa dashnore ka Donaldi.

Shto koment

Denonco