Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘Nuk mund ta mbaj më sekretin’/ Rita Ora konfirmon një super lajm!

‘Nuk mund ta mbaj më sekretin’/ Rita Ora konfirmon një super lajm!

09:21, 08/02/2022
A+ Aa A-

Krahas sukseseve të jashtëzakonshme në muzikë e kohëve të fundit edhe si anëtare e jurisë në “The Voice”, Rita Ora vazhdon të tregojë vetën edhe në botën e aktrimit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, është përfshirë në ekipin e filmit të Disney, “Beauty and the Beast”.

Image

Autorja e shumë hiteve do ta luajë një të arratisur me aftësi befasuese që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë në episodin e tetë të serialit.

Rita e ka provuar veten në aktrim edhe në të kaluar duke luajtur në filmat, si “Fifty Shades of Grey” dhe “Twist”.

Image

Në serialin muzikor, ajo do t’u bashkohet yjeve Luke Evans dhe Josh Gad që po i përsëritin rolet e tyre, ndërsa pjesë e trupës së aktorëve janë edhe Briana Middleton, Fra Fee e Jelani Alladin.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam jashtëzakonisht e gëzuar që do t’i bashkohem ekipit të aktorëve të serive pararendëse të ‘Beauty and the Beast’! Mbaj mend si fëmijë e kam shikuar vazhdimisht ‘Beauty and the Beast’ me familjen time dhe menjëherë kam rënë në dashuri me muzikën dhe karakteret”.

Image

“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam imagjinuar se do t’i bashkëngjitëm kësaj bote përrallore”, ka shkruar Rita në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco