La pas edhe Justin Bieber, ja cili u shpall këngëtari më i dëgjuar në botë

La pas edhe Justin Bieber, ja cili u shpall këngëtari më i dëgjuar në botë

16:24, 24/01/2022
A+ Aa A-

Këngatari i njohur “The Weeknd” shpesh herë është bërë pjese ë klasifikimeve dhe rekordeve të ndryshme me këngët e tij, të cilat tashmë janë të njohura në të gjithë botën.

Si duket këngëtari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022, pasi është renditur si artisti më i dëgjuar në botë në “Spotify”.

Ai ka zbritur Justin Bieber nga froni, duke numëruar kështu 86 milionë klikime mujore, të shtuara shumë sidomos pas publikimit të albumit të tij më të ri “Dawn FM”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i “The Blinding Lights” thyen rekorde të rendësishme të karrierës së tij, pasi, fill pas lançimit të albumit, The Weeknd u kthye në këngëtarin mashkull që ka qëndruar për kohën më të gjatë pjesë e klasifikimit “Billboard Top 200”.

Artisti shumë i njohur kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka ditur gjithnjë si të bëjë muzikë të bukur, dhe rikujtojmë se kënga e tij “Blinding lights” është padyshim një nga më të mirat në karrierën e tij.

Megjiathtë kjo nuk ëstë hera e parë që artisti ka hyrë në hostrinë e platformës në “Spoftity’ me këtë këngë e cila ka qëndruar për 10 ditë në top gjatë një viti të tërë.

Këtë lajm të bukur e ka shpërndarë edhe vetë artisti në Instastoryn e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco