Pas 10 viteve së bashku, çifti i njohur i japin fund martesës

Pas 10 viteve së bashku, çifti i njohur i japin fund martesës

17:18, 18/01/2022
A+ Aa A-

Pas 10 viteve së bashku, çifti i njohur kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

Bëhet fjalë për prezantuesen Michelle Hunziker dhe sipërmarrësin Tomaso Trussardi, të cilët ishin të martuar prej 10 vitesh.

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë çifti përmes një deklarate ku konfirmojnë divorcin por nuk tregojnë arsyet që i dërguan deri te një vendim i tillë.

“Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë”, kanë deklaruar ata.

 

Dyshimet për ndarjen e tyre kishin nisur që më parë, kur u pa distancë mes tyre dhe mos postime në rrjete sociale krah njëri-tjetrit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco