15 vite më i vogël, The Weeknd i dedikon këngë Angelina Jolie

15 vite më i vogël, The Weeknd i dedikon këngë Angelina Jolie

19:40, 07/01/2022
A+ Aa A-

Këngëtari, The Weeknd dhe aktorja, Angelina Jolie janë në qendër të mediave rozë prej gjashtë muajsh.

Ata u panë së bashku duke drekuar dhe nga ai moment lindën zëra se dyshja po shijojnë një romancë së bashku.

 

Sot, më 7 janar, The Weeknd ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Here We Go…Again” dhe duket se i kushtohet asaj.

“E dashura ime e re, ajo një yll filmi”, këndon ai në një pjesë.

 

Në fund të këngës The Weeknd thotë për lidhjen të cilës i këndon, nuk është diçka që e ka pritur. 

“I kam thënë vetes se kurrë nuk do të bija. Por ja ku jemi sërish”.

 

Megjithëse, edhe pse muajt kanë kaluar, asnjë nga të dy nuk ka pranuar publikisht se janë në lidhje dashurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco