Sherr i fortë me Ilirin, Donaldi përlotet: Më duket sikur po humbas veten…

Sherr i fortë me Ilirin, Donaldi përlotet: Më duket sikur po humbas veten…

15:25, 31/10/2021
A+ Aa A-

Situata mes Ilirit dhe Donaldit po përkeqësohet dita ditës.

Nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit. Në këtë debat janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Kledi, Sabiani ku Sabiani i del në mbrojtje Ilirit.

Duket se lideri aktual Iliri nuk është dakord me sjelljet e Donaldit në këtë shtëpi. Banorët janë ndarë në dy kampe kryesore, diferencë mes të cilëve thellohet çdo ditë e më shumë.

Iliri: Ti bën ironi gjatë gjithë kohës, nuk ke respekt për asnjeri, bën vetëm batuta.

Donaldi: Do të bëj sa të kem jetën time.

Iliri: Nuk kam nerva të merrem fare me ty, je skandal si njeri.

Debati i Ilirit dhe Donaldit në shtëpi duket se e ka rënduar gjendjen emocionale dhe psikologjike të Arjolës.

Ajo është munduar të sheshojë sherrin mes dyshes. Donaldi nga ana tjetër shprehet se është personi i fundit në këtë shtëpi që do të bëj njeri të ndihet keq.

‘Kemi një muaj në këtë gjendje, jemi bërë si fëmijë kopshti’- shprehet Arjola.

Marrëdhënia mes Ilirit dhe Donaldit po përkeqësohet dhe s’dihet kur ata do të arrijnë të bëjnë sërish paqe me njëri-tjetrin.

Në debatin që ata kishin u përdorën shumë fjalë të papërshtatshme dhe ofendime që e agravuan më shumë situatën.

Donaldi vazhdon të jetë i preferuari i publikut gjë po e shqetëson shumë Ilirin sipas tij.

‘E kap inati atë, e grin nga brenda’-thotë ai.

Semi nga ana tjetër i jep kurajo dhe i thotë Donaldit të tregohet sa më i qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco