Arrestimi i Feros, reagon për herë të parë Arbenita

Arrestimi i Feros, reagon për herë të parë Arbenita

09:34, 31/10/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjes e së premtes u arrestua nga Policia e Kosovës, reperi i njohur Fero bashkë me truprojën e tij, kjo pasi dyshohet që kanë sulmuar në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Ndërsa, pak minuta më parë ka ardhur reagimi i parë nga bashkëshortja e Feros, modelja Arbenita Ismajli.

 

Ajo ka postuar në “Instastory” një foto, ku ata shfaqen së bashku dhe ka shprehur mbështetjen e saj publikisht.

Ndër të tjera, Arbenita ka shkruar se ‘një mbretëreshë gjithmonë do ta mbrojë mbretin e tij’.

 

Kujtojmë që sherrin e ndodhur e ka konfirmuar vetë Agaj në një prononcim për mediat vendase.

“Ka ardh në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, u shpreh ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco