Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Lilibet do të takojë Mbretëreshën dhe Princ Harry mezi po pret

Lilibet do të takojë Mbretëreshën dhe Princ Harry mezi po pret

09:24, 29/10/2021
A+ Aa A-

Princi Harry dëshiron që të çojë vajzën, Lilibet në Mbretërinë e Bashkuar për Krishtlindje në mënyrë që të takojë stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth.

Duka e Sussex-it mësohet se nuk është ndjerë mirë nga fakti që nuk ka mundur të qëndrojë pranë Mbretëreshës pasi u shtrua në spital javën e kaluar.

Insajderi pretendoi se Harry "ndihet fajtor që nuk i tha lamtumirë" Princit Philip personalisht, para vdekjes së tij.

Ai po përgatitet të kthehet në Britani me Meghan Markle dhe fëmijët në javët e ardhshme.

Një burim tha për US Weekly se Harry ishte në panik për gjyshen e tij.

Harry shpreson të kthehet në shtëpi për Krishtlindje me Meghan, në mënyrë që Mbretëresha më në fund të mund të takohet me Lilibet dhe të shohë përsëri Archie.”

Monarku dihet se mban thirrje Zoom me Harry-n dhe familjen e tij në SHBA Kjo do të jetë hera e parë që Meghan kthehet në Britani pas akuzave që ka ngritur ndaj familjes së burrit të saj.

Ndërkohë, Harry u takua me familjarët në funeralin e Princit Philip, pak muaj më parë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco