Belen Rodriguez dhe Antonio Spinalbese ndahen vetëm pak muaj pas lindjes së vajzës?!

Belen Rodriguez dhe Antonio Spinalbese ndahen vetëm pak muaj pas lindjes së vajzës?!

10:31, 28/10/2021
A+ Aa A-

Thashethemet se Belen Rodriguez dhe Antonino Spinalbese po kalojnë një krizë në çift, vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Luna Mari, po bëjnë xhiron e mediave italiane.

Pak ditë më parë, çifti publikoi në llogaritë e tyre në Instagram foto duke u përqafuar e puthur, prandaj në fillim këto dyshime u hodhën poshtë.

Por duket se prezantuesja dhe partneri i saj prej disa javësh nuk shfaqen më bashkë (as në rrjetet sociale dhe as para paparacëve).

Gjë që nuk ka ndodhur kurrë që nga fillimet e lidhjes së tyre, shkruan “Italy 24 News”.

Deri më sot, as Rodriguez dhe as Spinalbese nuk kanë folur për këtë çështje. Por dje Belen publikoi një story në Instagram me anë të së cilës duket se konfirmoi krizën me babain e vajzës së saj.

“Qëndroni beqarë derisa të gjeni atë personin që nuk ka më frikë nga stuhia, sepse do të kërcejë me ju në shi dhe me një lot në fytyrë, të cilin nuk do ta vini re për shkak të shiut. Ai do të të thotë se ti je gjëja më e bukur që nuk po e kërkonte, por që thellësisht shpresonte ta gjente”,- shkroi Belen në postimin e saj.

Pasi i dha fund martesës me Stefano De Martinon (babai i djalit të saj Santiago), mbylli historinë me motoçiklistin Andrea Iannone dhe ndërpreu papritur marrëdhënien me Spinalbese, Belen mund të jetë sërish beqare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco