Portreti i Sulltaneshës Hyrrem është shitur në ankand në Londër për 173 mijë dollarë

Portreti i Sulltaneshës Hyrrem është shitur në ankand në Londër për 173 mijë dollarë

10:07, 28/10/2021
A+ Aa A-

Në kuadër të ankandit “Arti i Botës Islame dhe Indisë” në Londër, u shit për 173 mijë dollarë portreti me vaj i, bashkëshortes së Sulltanit Sulejman I osman, i njohur edhe si Roxelana.

Portreti i Sulltane Hürrem daton nga fundi i shekullit të 16-të deri në fillim të shekullit të 17-të dhe vlerësohej midis 137,000 dhe 343,000 dollarë.

Sulltan Sulejmani I, i cili qëndroi në pushtet për 46 vjet, ishte një nga sulltanët më të mëdhenj që sundoi ndonjëherë Perandorinë Osmane. 

Ai njihej si "Ligjdhënësi" në Lindje për shkak të sundimit të tij të drejtë mbi perandorinë e madhe që shtrihej deri në Gjirin Persik.

Hürrem ishte me origjinë nga Ukraina e sotme perëndimore dhe hyri në haremin e Sulltan Sulejmanit dhe shpejt u bë e preferuara e tij.

 Sulltan Sulejmani shkeli konventën dhe u martua me Huremin dhe së bashku patën katër fëmijë.

Ajo ishte me ndikim jo vetëm si gruaja e tij, por edhe e ndihmoi atë të drejtonte mbretërinë.

 Ndërsa Sulejmani ishte larg, ajo i shkruante letra dhe e mbante të informuar për atë që po ndodhte në kryeqytet.

Në ankand përfshiheshin edhe dy sende osmane që nuk kishin qenë kurrë më parë në treg. 

Këto janë dy palë syze të mrekullueshme Mughal të shekullit të 17-të-njëra me lente smeraldi dhe tjetra me lente diamanti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco