Këngëtarja e njohur konfirmon publikisht ndarjen pas disa muajsh lidhje

Këngëtarja e njohur konfirmon publikisht ndarjen pas disa muajsh lidhje

14:00, 25/10/2021
A+ Aa A-

Pas disa muajsh lidhje, Jessie J zbuloi se ka vendosur që të ndahet nga i dashuri i saj, Max Pham.

Gjatë një videoje live në Instagram, këngëtarja u shpreh se ata nuk kanë qenë bashkë për disa javë.

“Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një kohë. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Ai është një njeri i mahnitshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte romancë e drejtë. Kështu që ne vendosëm që miq është.”, tha ajo.

Më tej, ajo dha më shumë detaje përsa i përket këngës që pritet të nxjerrë së shpejti.

“Kënga e parë ka të bëjë me të qenit në një lidhje dhe dikush thjesht e hedh poshtë atë. E dini, kur kaloni një ndarje dhe dikush thotë, ‘OK, mirupafshim’.

Një nga këngët e mia të preferuara ka të bëjë vetëm me atë dhe të kërcej në fund.”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lamë pas, ato zgjodhën që të mos ishin më bashkë.

Lidhja e tyre filloi pak në mënyrë interesante. Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh.

Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco