Odise Roshi bëhet baba për herë të parë

Odise Roshi bëhet baba për herë të parë

11:19, 25/10/2021
A+ Aa A-

Odise Roshi, sulmuesi i Kombëtares dhe ekipit turk të Boluspor ka ndarë disa fotografi në Instagram ku ka treguar se është bërë baba për herë të parë.

“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël”, shkruan fillimisht 30-vjeçari, teksa më poshtë bën  publik edhe emrin.

“Të dua Rois“, vazhdon anësori me postimin që shoqërohet me një foto të dorës së djalit.

Sa i përket jetës së tij profesionale, ai nuk ka kalon momente pozive në karrierën e tij pasi në merkaton e verës që lam pas ai u largua nga Ahmat Grozny për t’u transferuar në ligën e dytë turke te Boluspor ku ka  kontratë vetëm për një sezon.

Roshi ishte i grumbulluar nga Edi Reja për ndeshjet e Kombëtares në fillimin e tetorit ku mori disa minuta që i mjaftuan për të treguar cilësitë e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco