U diagnostikua me kancer të vezoreve, producentja shqiptare rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë!

U diagnostikua me kancer të vezoreve, producentja shqiptare rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë!

21:30, 21/10/2021
A+ Aa A-

Producentja e filmave, Vjosa Berisha muajin mars të këtij viti është diagnostikuar me kancer të vezoreve.

Gjatë një interviste, ajo tregoi se lajmi ishte shok për të dhe familjarët e saj. Megjithatë, Vjosa Berisha nuk e lejoi sëmundjen ta mposhtë, duke mbledhur të gjitha forcat dhe nisur jetën normalisht.

Edhe pse iu është nënshtruar një operacioni për heqjen e kancerit, ajo vazhdon të ushtrohet në palestër dhe momentet i ndan me ndjekësit në Instagram, duke inspiruar të gjithë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ajo u shpreh se është njeri praktik dhe e ka trajtuar kancerin si çdo sëmundje tjetër.

"Në mars të këtij viti zbulova se isha me kancer në vezore. Ishte moment i vështirë, si për mua, ashtu edhe për Fatosin, Lekën dhe prindërit e mi. Nuk i kemi treguar në fillim. Pas konsultave, më thanë që duhej të operohesha. Jam njeri praktik në jetë dhe tek sëmundjet, duhet të shohësh të gjesh zgjidhjen. Kur më tha mjeku që duhet të operohem thashë: Ok, të shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku të gjejmë financat, si ta bëjmë. Ishte shok për familjarët e mi, por unë i thashë që përqendrohuni në gjërat e tjera, se duhet të kryhet kjo.

Më 7 prill bëra operacionin, shkoi me sukses. S’kishte përhapje të kancerit, mbas operacionit kam filluar kimioterapi. Mendoj se është një sëmundje si të tjerat, fatmirësisht në ditët e sotme kurohen. Duhet trajtohet si çdo sëmundje tjetër, të kenë kujdes me ushqimin, ta marrin me sportivitet dhe të dëgjojnë këshillat e mjekut. Ti bën atë që mundesh të bësh, gjë tjetër s’ke çfarë bën”, tha ajo për “Prive”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco