Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Vëlla apo kushëri? Deklaratat e Mevlanit për Artanin po konfuzojnë rrjetin, si qëndron e vërteta?

Vëlla apo kushëri? Deklaratat e Mevlanit për Artanin po konfuzojnë rrjetin, si qëndron e vërteta?

20:57, 21/10/2021
A+ Aa A-

jë nga hyrjet e reja në Për’puthen është Artan Shaba, i prezantuar vetë, por edhe nga produksioni si vëllai i Mevlanit, ish-konkurrentit që bëri bujë gjatë gjithë sezonit të dytë.

Në rrjetin social, po qarkullon një video e muajit Korrik, e shkëputur nga MCNTV, intervistë me Valbona Mhillin, në të cilën Mevlani thotë se e ka kushëri, por po ta dëgjosh intervistën më tej duket qartë se ai bën shaka dhe vazhdon e flet për Artanin, hyrjen e tij në program dhe tregon se ai është “djali i pleqërisë”.

I ftuar te “Shqipëria Live”, Mevlani gjithashtu sqaron se e ka vëlla Artanin.

Nga ana tjetër qarkullon një video e Mevlanit te sketch-i humoristik i Klanifornisë, ku ai thotë se është djal i vetëm , por është sqaruar se është thjesht humor dhe pjesë e rolit.

Në takimin bruto me Shqipen, i cili është i plotë në YouTube, Mevlani tregon se ka 1 vëlla dhe 2 motra.

Madje Artani dhe më përpara ka qenë pjesë e disa momenteve ku Mevlani ka qenë live.
“A je vetëm”, – e pyet Ndriçimi, ish-konkurrent i Për’puthen.
“Ja me vëllain”,- thotë Mevlani duke treguar Artanin.
Kjo video është e shkëputur në Qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco