Kim Kardashian feston sot ditëlindjen dhe dedikimin më emocionues e mori nga e ëma

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen dhe dedikimin më emocionues e mori nga e ëma

16:03, 21/10/2021
A+ Aa A-

Kim Kardashian ka festuar ditën e sotme ditën e saj të lindjes.

Ylli i ‘The Keeping up with the Kardashians” mbushi plot 44 vjeçe dhe në këtë ditë speciale ajo mori urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit.

Por, urimi më të ndjerë padyshim që Kim  emori nga nëna e saj, Kris Jenner.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të bukur @kimkardashian !!!! Nuk mund ta besoj sa shpejt fluturon koha! Ti je në kulmin e jetës me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe po jeton jetën tënde më të mirë !! Jeta jote është e mbushur me gjëra të mahnitshme që të pëlqen të bësh, veçanërisht për familjen tënde, fëmijët e tu dhe për të tjerët që as nuk e dinë se po i ndihmon. Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit dhe motrat e tua dhe për të gjithë familjen. Sa me fat jemi që të kemi në jetën tonë. Ti je nëna, vajza, motra, tezja më e mirë. Faleminderit për këtë udhëtim të mahnitshëm që po bëjmë së bashku, për të qenë partnere në biznes, për ndjekjen e ëndrrave tona së bashku dhe për secilin kujtim që ndajmë së bashku. Unë jam krenare për ty vajza ime e bukur. Jam kaq e bekuar që Zoti më zgjodhi mua të jem mamaja jote dhe të dua më shumë nga sa mund ta marrësh me mend!!! Mami .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco