Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Këtë nuk e prisnim! Celine Dion jep lajmin e keq për fansat e saj

Këtë nuk e prisnim! Celine Dion jep lajmin e keq për fansat e saj

15:34, 21/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e famshme, Celine Dion ka bërë për vete me zërin e saj miliona fansa në të gjithë botën, këngët e së cilës janë kthyer përherë në hite.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se për shkak të problemeve shëndetësore është e detyruar që të shtyjë të gjitha koncertet e planifikuara për t’u mbajtur në Las Vegas.

 

”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jem në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. 

Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja.

 

Dion është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke nxitur aludimet se vuan nga ndonjë sëmundje. Megjithatë, në një intervistë për BBC ajo ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra duke deklaruar se kjo ka ardhur për shkak të baletit.

 

Turneu muzikor është planifikuar të rifillojë më 9 Mars 2022.

Sipas një njoftimi për shtyp, të gjithë ata që blenë bileta, do të marrin një rimbursim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco