Ndërron jetë në moshën 111-vjeçare animuesja e filmave klasik të 'Disney'

Ndërron jetë në moshën 111-vjeçare animuesja e filmave klasik të 'Disney'

12:20, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ruthie Tompson, e cila animoi filmin vizatimor “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare.

Sipas kompanisë “Walt Disney”, Tompson vdiq paqësisht në gjumë të dielën, në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.

Ajo e nisi karrierën si animuese në “Disney”, kur krijoi vizatimet për filmin vizatimor “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”, në vitin 1937. Tompson qe pjesë e kompanisë për katër dekada, deri në mesin e viteve 1970.

Ajo gjithashtu punoi për filmat vizatimorë “Pinocchio”, “Dumbo”, “Bambi” dhe “Bukuroshja e Fjetur”, duke u bërë një nga tre gratë e para që iu bashkua Unionit Ndërkombëtar të Fotografëve, në 1952.

Tompson lindi më 22 korrik 1910 në Portland, Maine, dhe u rrit në Boston para se të transferohej në Oakland, kur ishte tetë vjeç. Më pas ajo u zhvendos në Los Anxhelos në 1924, pasi nëna e saj u divorcua dhe u martua përsëri.

Shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte shumë pranë studios së vëllezërve Disney. Tompson u njoh për herë të parë me vëllezërit kur ishte një fëmijë. Në vitin 1920, ajo kaloi para studios së tyre. Në atë kohë, ata e ftuan që t’i shihte gjatë kohës që punonin për “Les Clark” dhe “Ub Iwerks”.

Walt i ofroi asaj një punë në Departamentin e Bojërave në vitin 1937, për filmin e parë të animuar të studios, “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”.

Në vitin 2000, si punonjëse me historinë më të gjatë me Walt dhe Roy O. Disney, Tompson u emërua “legjenda e Disney-t”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco