Vera për Rita Orën nuk ka mbaruar, ajo pozon me bikini dhe fansat u 'çmendën'

Vera për Rita Orën nuk ka mbaruar, ajo pozon me bikini dhe fansat u 'çmendën'

15:17, 11/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mjaft e angazhuar kohëve të fundit.

Pak ditë më parë ajo mbajti koncertin recital në Kullën Eiffel në Paris, ku edhe shkëlqeu me performancën.

Ndërsa, pas gjithë ngarkesave, ylli i muzikës ka vendosur që të relaksohet duke shijuar një ditë me diell, teksa pozoi e veshur vetëm në bikini.

30-vjeçarja shfaqi linjat e formësuara të trupit e veshur në një palë bikini të bardhë me blu, ndërsa shihet pa grim dhe flokë të çrregulluara.

“Buzëqeshje gjithandej. Shpresoj që të gjithë keni kaluar një fundjavë të mrekullueshme”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, artistja po shijon romancën me regjisori, Taika Waititi, me të cilin edhe u paraqit publikisht në tapetin e kuq në Met Gala.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco