Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Katër ditë pas ndarjes me bashkëshorten 50 vjeçare, miliarderi nis romancën me vajzën 32 vite më të vogël

Katër ditë pas ndarjes me bashkëshorten 50 vjeçare, miliarderi nis romancën me vajzën 32 vite më të vogël

13:58, 23/09/2021
A+ Aa A-

Miliarderit, John Paulson, i janë dashur vetëm katër ditë nga kërkesa për divorc nga bashkëshortja 50 vjeçare, Jenny, që të nisë një romancë të re.

Duke iu referuar burimeve, “People” shkruan se 65 vjeçari tashmë është në një lidhje me dietologen 33 vjeçare, Alina de Almeida.

Image

Sipas burimeve, John dhe Alina janë takuar për herë të parë këtë verë. Ata kanë shtuar se gjërat mes tyre kanë shkuar shumë mirë që atëherë.

Madje thuhet se dyshja aktualisht jeton në apartamentin e miliarderit në Kullën Olimpike.

Image

“John ka një të dashur të re, shumë më të re dhe ndërsa është ende herët, marrëdhënia e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë. Ata janë shumë të lumtur”, tha burimi.

Miliarderi ka dy vajza me bashkëshorten e tij, me të cilën nuk kanë nënshkruar një marrëveshje para-martesore.

Image

Kjo lë të kuptohet për mundësinë e një divorci të vështirë përsa i përket anës financiare.

“People”, shkruan se Paulson thuhet se ka një pasuri prej të paktën 4.7 miliardë dollarësh.

Si pasojë, fondacioni “Paulson Family” mund të kthehet në një “mollë sherri” gjatë procesit të divorcit, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe me një vlerë të madhe për të dy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco