Aktorja e njohur fotografohet për herë të parë në publik pas dy vitesh mungesë

Aktorja e njohur fotografohet për herë të parë në publik pas dy vitesh mungesë

12:24, 23/09/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Raquel Welch është fotografuar në publik pas dy vitesh.

81-vjeçarja, e cila dikur njihej si një seks simbol, dukej si një tjetër njeri teksa ecte rrugëve të Beverly Hills, shkruan “Page Six”.

Ajo kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë teksa në kokë mbante një kapele kashte si dhe një palë syze dielli.

Intervista e fundit që aktorja dha në ekran ishte ajo e vitit 2019, kur ishte e ftuar në “Sunday Post”, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë bisedës, ajo tha në atë kohë se dëshironte të bënte pak pushim pas gjithë famës që kishte marrë. Megjithatë, ajo pranoi se është mirë të “vihesh re herë pas here”.

“Unë mendoj se është shumë më mirë se sa të mos biesh në sy. Karriera ime më ka bërë që të vihem re, ashtu siç ndodh me çdo aktor apo aktore tjetër, prandaj jam mirënjohëse që njerëzit janë ende të interesuar të dëgjojnë për mua”,- tha ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco