Humbet punën e saj si infermiere, por tani fiton lehtë shuma të majme në faqen ponografike OnlyFans

Humbet punën e saj si infermiere, por tani fiton lehtë shuma të majme në faqen ponografike OnlyFans

12:09, 23/09/2021
A+ Aa A-

Allie Rae ka qenë në krye të luftës kundër koronavirusit që nga dita e parë që pandemia goditi Shtetet e Bashkuara. 

Siç thotë ajo sot, stresi i pandemisë e frymëzoi atë të zbulonte hobin e saj, i cili tani është bërë jashtëzakonisht fitimprurës.

Faqja e saj në OnlyFans tani ka 69 mijë abonentë që po rriten vazhdimisht, si rezultat i së cilës ish -infermierja padyshim mbresëlënëse fiton me lehtësi 250,000 dollarë në muaj.

Sipas saj, gjithçka filloi kur ajo ngarkoi fotografi të saj me bikini në llogarinë e saj private në Instagram, një fakt që çoi në dhjetëra mesazhe të fansave. 

Nisur nga kjo Allie mendoi të krijojë një llogari edhe me OnlyFans.

"Fillimisht ngarkova një ose dy fotografi edhe atje", kujton Allie sot. "Gjatë 2 javëve të ardhshme, ndjekësit e mi u rritën me shpejtësi, pa bërë  asgjë të mrekullueshme. Brenda një muaji kisha mbledhur $ 8,000. Ishte çmenduri ”.

 Si infermiere, Allie nuk kishte qenë kurrë në gjendje të fitonte kaq shumë para.

Për të shmangur pasojat e punës së saj, ajo përdori një pseudonim në OnlyFans dhe nuk kishte folur me asnjë nga kolegët e saj për këtë profesion.

 Deri në momentin që në fund të vitit 2020 ajo u zbulua nga kolegët e saj nga Njësia e Kujdesit Intensiv .

 Papritur fotot e saj gjysmë të zhveshura përfunduan në zyrën e drejtorit të spitalit, i cili paraqiti dilemën: ose të lërë punën në OnlyFans, ose të largohet nga spitali.

"Nuk mund ta kuptoj pse ma bënë këtë," thotë Allie, e cila përfundimisht zgjodhi OnlyFans.

 "Njerëzit që më gozhduan ishin njerëz me të cilët kisha kaluar ditë e netë të tëra së bashku. Unë isha një infermiere e respektuar në njësinë time, në fakt kam trajnuar të gjithë infermierët e rinj," thotë ajo, duke shtuar se që kur u publikuan fotot e saj, "infermierë të panumërt" dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor kanë kërkuar ndihmë për të fhapur faqen e tyre në OnlyFans.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco