Ja kush është këngëtarja që do të performojë në hapjen e botërorit

Ja kush është këngëtarja që do të performojë në hapjen e botërorit

12:23, 22/09/2021
A+ Aa A-

Lady Gaga ëshët zgjedhur si këngëtarja kryesore e cila do të bëjë hapjen në botërorin e futbollit, finalja e të cilit do të zhvillohet në vitin e ardhshëm në Katar.

Përveç faktit se do të shohin muzikantët e tyre të preferuar, publiku tashmë do të ketë mundësinë të eksplorojnë edhe një port të ri i cili do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike.

Lady Gaga është një nga katër këngëtaret e profilit të lartë, me të cilat Doha është në bisedime.

Sipas “The Times”, Katari dëshiron t’i përshëndesë tifozët nga e gjithë bota me “stil perëndimor”.

 Dhe kjo përfshin sigurimin e emrave të mëdhenj muzikorë si Lady Gaga, Abba, Andrea Bocelli dhe Aerosmith.

Gaga është një nga emrat më të përfolur në botën muzikore e cila në çdo dalje publike befason me dukjen e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco