Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

CR7 tregon vuajtjet pas aksidentit të maces: Kaluam një frikë të madhe

CR7 tregon vuajtjet pas aksidentit të maces: Kaluam një frikë të madhe

09:28, 24/02/2021
A+ Aa A-

Pas thuajse një muaji e gjysmë ankth, Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez mund të relaksohen.

Macja e tyre, Pepe, duket më në fund shëndoshë e mirë dhe do ta kalojë konvaleshencën në Spanjë, në shtëpinë e motrës së modeles spanjolle, Ivana.

Ky problem ka shqetësuar jo pak familjen Ronaldo gjatë periudhës së fundit, e cila ndoshta në rastin e futbollistit mund të jetë pasqyruar edhe në fushën e lojës me bluzën e Juventusit, ku u rikthye të shënojë pikërisht ndaj Krotones, pas 3 ndeshjesh agjërim.

Sipas atyre që tregon vetë Xheorxhina, jo vetëm ajo, por edhe Kristiano kanë qenë shumë në tension së fundmi.

Motivi ka qenë prezenca në shtëpi e fëmijëve të vegjël, të cilët nuk arrinin ta kuptonin se macja ishte e sëmurë dhe prindrit nuk i lejonin të luanin me të. Këtë fakt e konfirmoi vetë Xherxhina Rodrigez në një intervistë për revistën spanjolle “InStyle”.

“Pepe (macja e rracës Sfinks me vlerë 2500 euro) ishte larguar nga shtëpia dhe ishte aksidentuar nga një makinë.

Ishte gati duke ngordhur, por pas një muaji e gjysmë terapi intensive te veterineri, vendosëm që ta dërgojmë te motra ime në Spanjë, Ivana, e cila do të kujdesej për të.

Tani Pepe po e rimerr veten, por ju konfirmoj se kaluam të gjithë një frikë të madhe.

Një shqetësim, duke qenë se fëmijët ishin gjithmonë duke qarë, prej faktit që ne nuk i lejonim të luanim me macen, pasi ato nuk e kuptonin që ishte aksidentuar”.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco