Habit Albi Nako: Bela dhe unë njihemi, gjithçka ka qenë e planifikuar...

Habit Albi Nako: Bela dhe unë njihemi, gjithçka ka qenë e planifikuar...

12:38, 25/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në spektaklin "Just Dance", mori pjesë një konkurrente 40-vjeçare, për të cilën Albi Nako u shpreh: "Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë...më mirë martohu dhe bëj fëmijë."

Komenti i tij nxiti një debat të ashpër në rrjet dhe komentuesit iu kthyen kundër.

I kontaktuar nga "Xing.al", Albi ka treguar se ai dhe Bela njihen dhe punojnë bashkë.

 Ai ka theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar për t'i bërë një promo konkurrentes, e cila në këtë mënyrë është bërë e famshme.

"Ramë dakord t'i bëja një promo në këtë lloj forme se vetëm kështu funksionin nëse do të bësh lajm", tha ai.

 Deklarata e plotë e Albit:

 "Jam shume i habitur me nje numer reagimesh ne rrjetet sociale ne lidhje me batutat e shkembyera me Belen, sfidanten 40 vjeçare qe njihemi e punojme bashke per me shume se 15 vite. E ndjej te nevojshme te sqaroj se ne nje shoë televiziv gjithçka ndodh, zhvillohet ne marreveshje mes palesh per konsum publik. (Qe dmth, ajo e dinte cfare do i thoja dhe une e dija cfare do me pergjigjej).

Ne punojme bashke si per aktivitete te ndryshme po ashtu dhe ne Akademin time, ku Bela jep lëndën e gjimnastikës dhe rame dakord t'i beja nje promo ne kete lloj forme se vetem keshtu funksionon nëse do të besh lajm. Dhe si pasoje ajo u be e famshme dhe une mora qindra sharje e mallkime mbi kurrizin tim. Nese keto batuta nuk kane tingelluar mire nga pikpamja etike pres mirkuptimin e te gjithe atyre qe me ndjekin duke kerkuar me modesti ndjese publike e duke ju thene qe gjithcka eshte nje loje."

Kujtojmë se për "Xing.al" u prononcua dhe Bela, e cila tha se ka qenë e gjitha një batutë mes saj dhe Albit, për të cilin ka shumë respekt dhe mirënjohje.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco