Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Jesy Nelson mungon në ‘MTV EMA’ dhe në finalen e ‘Little Mix’

Jesy Nelson mungon në ‘MTV EMA’ dhe në finalen e ‘Little Mix’

21:54, 07/11/2020
A+ Aa A-

Jesy Nelson është tërhequr nga roli i saj prezantues në finalen e së shtunës në mbrëmje në Live Mix: The Search.

Jesy do të shfaqej me shoqes e saj të grupit, në episodin e fundit të shfaqjes së talentëve në BBC One.

Në një deklaratë, zëdhënësi i grupit tha se “Jesy nuk është mirë dhe nuk do të paraqitet në finalen e mbrëmjes së sotme të Little Mix The Search.

Ajo gjithashtu nuk do të jetë prezantuese ose interpretuese në MTV EMAs [European Music Awards]”.

Deklarata, e të shtunës në mëngjes, nuk tregonte më shumë për 29 vjeçaren. Njoftimi vjen një ditë pasi Little Mix publikoi albumin e tyre të gjashtë, Confetti.

Muajin e kaluar, xhirimet në Little Mix: The Search u ndërprenë pasi një “numër i vogël njerëzish” të përfshirë në seri doli pozitiv me COVID-19.

Grupi nuk ishte mes atyre që ishin pozitivë, por Thirlwall u izolua si një masë paraprake.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco