Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Aktorja e njohur dështon me fotoshopin, fotoja e këpucëve të saj bëhet virale

Aktorja e njohur dështon me fotoshopin, fotoja e këpucëve të saj bëhet virale

16:12, 24/10/2020
A+ Aa A-

Fotoja e fundit në Instagram që postoi aktorja e njohur, Blake Lively me bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds ka ngjallur një sërë diskutimesh. Kjo për shkak se aktorja vendosi të bëhej paksa krijuese me këpucët e saj.

Blake dhe Ryan u bën thirrje të gjithve të votojnë në zgjedhje me anë të fotos, por vëmendjen e morën këmbët e Blake, ose më saktë këpucët e vizatuara të saj.

Në fakt, çifti njihet për sensin e humorit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as kësaj radhe.

Aktorja shihet e veshur me një pallto me kuadrate, një golf me ngjyrë neutrale dhe pantallona rozë, si dhe me ato që dukej se ishin një palë sandale kafe me rripa. Edhe pse nga larg këpucët e saj dukeshin reale, pas një inspektimi nga afër, ishte e qartë se këpucët e saj ishin të vizatuara.

“Ishte hera e parë për Ryan. Ai ishte mjaft i frikësuar. E gjitha ndodhi kaq shpejt. Vërtet shpejt! Ai qau. Unë bëra sikur qaja. Pastaj ai thirri të gjithë miqtë e tij,” shkroi Lively përkrah fotos, pa komentuar aspak sandalet e vizatuara.

Ndërkohë, në faqen e tij në Instagram, Reynolds ndau imazhin origjinal, në të cilin Lively shihet teksa qëndron zbathur në majë të gishtave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco