Surprizë, Festivali i Kanës do të mbahet

Surprizë, Festivali i Kanës do të mbahet

19:32, 29/09/2020
A+ Aa A-

Festivali i filmit të Kanes, iu dësh të anulonte ceremonin në maj, për shkak të emergjencës së covid 19. 

Por me një njoftim surprizë, duke patur parasysh shifrat e infektimeve të reja me koronavirus në francë, festivali i Kanës ka vendosur të bëjë përpara me planin.

Do të ketë, një event të jashtëzakonshëm që do të mbahet në pallatin e festivaleve dhe kongreseve nga 27 deri më 29 tetor. Një mini version në të cilin do të projektohen katër premiera, filma me metrazh të shkurtër dhe filma të shkollës së kinemasë. 

Filmat e projektuar do të jenë “Un triomphe” i Emmanuel Courcol, që edhe do të hapë festivalin, “True Mothers” i Naomi Kawase, “Au commencement” i Déa Kulumbegashvili (që ka fituar çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të kinemasë në San Sebastian, dhe “Les Deux Alfred” i Bruno Podalydès, që do të mbyllë festivalin. 

Një juri, përbërja e të cilës do të njoftohet në vijim, do të japë palmën e artë për filmat e metrazhit të shkurtër dhe cmimet Cinefondation.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco