Modelja e njohur shtrohet në spital, pas komplikacioneve të shtatzanisë

Modelja e njohur shtrohet në spital, pas komplikacioneve të shtatzanisë

19:41, 28/09/2020
A+ Aa A-

Chrissy Teigen njoftoi pak kohë më parë, se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë.

Gjithashtu, modelja bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se ajo po kalon një shtatzëni të vështirë dhe se i duhej të kalonte gjithë ditën në shtrat për të ruajtur veten dhe foshnjen e saj në bark.

Fatkeqësisht, gjërat u përkeqësuan gjatë fundjavës, kështu që Teigen u shtrua në një spital në Los Anxhelos pasi nuk i pushonte gjakderdhja.

Nga dhoma e spitalit, modelja informoi miqtë e saj në internet për momentet e vështira në shtatzëninë e saj të tretë, duke theksuar:

Lajmin e bëri të ditur vetë, modelja nëpërmjet disa video-ve në Instastory. 

“Ne të gjithë e dimë që unë kam qenë në shtrat javët e fundit, por unë kisha shpesh gjakderdhje.

Një muaj ka kaluar dhe gjakderdhja u shpeshtua, fëmija është mirë dhe po rritet, edhe unë jam mirë duke bërë atë që mundem tani, nuk ka më shumë se kaq që mund ta bëjmë, është shumë e vështirë dhe jam në pozitë të çuditshme se është e rrezikshme të provosh të bësh ndonjë gjë.

Nëse foshnja dhe unë kam sukses në javët e ardhshme, ne do të kapërcejmë rrezikun”.

Sigurisht, burri i saj, John Legend, është gjithmonë pranë saj.

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco