Cardi B reagon për herë të parë për divorcin dhe na befasoi me deklaratën

Cardi B reagon për herë të parë për divorcin dhe na befasoi me deklaratën

17:57, 20/09/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Cardi B paraqiti kërkesën për t'u divorcuar nga partneri i saj, Offset.

Shkak për divorcin, aludohet se arsyejet janë tradhëtitë e reperit, ndërsa përflitet se do të bëhet baba me një grua tjetër.

Por, Cardi B ka reaguar për herë të parë përmes një videoje në Instagram.

Në fillim, ajo falenderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe u shpreh se divorci nuk ka lidhje me tradhtinë e së kaluarës.

"Të gjitha herët kur ky djalë është çmendur, e ka dreqosur dhe ka dalë nëpër media, kam qarë gjithnjë, kam qenë e trishtuar, sepse nuk më pëlqejnë këto lloj budallallëqesh. Këtë herë, nuk po qaj.

Doni ta dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka lidhje me ato që më kanë ndodhur më parë. Nuk ka lidhje me tradhtinë.

U lodha duke patur zënka. U lodha duke mos i parë gjërat në sy. Kur e ndjen se nuk është më si më parë, përpara se të tradhtohesh me të vërtetë, më mirë largohu."

Cardi dhe Offset janë prindër të Kulture, vajzës së tyre 2-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco