Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Sot miq të ngushtë, ‘Sadna’ bën deklaratën e papritur për ‘Alekun’

Sot miq të ngushtë, ‘Sadna’ bën deklaratën e papritur për ‘Alekun’

16:45, 04/08/2020
A+ Aa A-

Sadna dhe Alek do të mbahen mend gjatë si një nga çiftet më të dashur të serialit indian “Bidaai”, i transmetuar vite më parë në Shqipëri. Sot dy aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija janë miq shumë të ngushtë dhe shpesh i shohim në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata nuk ngurrojnë të postojnë në rrjete sociale foto së bashku apo të flasin për njëri-tjetrin në intervista. Së fundmi Sara Khan ka treguar në një intervistë se ajo dhe Angad nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të Bidaait.

“Ne të gjithë kemi mbetur miq të ngushtë. Por veçanërisht me Angadin kalojmë kohë shumë të mirë. E çuditshme është që unë dhe Angad nuk kemi i kemi pasur marrëdhëniet e mira dikur. Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin. Nuk kishim arsye, por me kalimin e kohës filluam të afroheshim dhe u bëmë miq të mirë”-tregoi Sara Khan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco