Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Të gjithë të shqetësuar për Kanye West, nga se vuan reperi?

Të gjithë të shqetësuar për Kanye West, nga se vuan reperi?

16:49, 10/07/2020
A+ Aa A-

Burime për TMZ tregojnë se reperi i njohur Kanye West po kalon ditë të vështira për shkak të një çrregullimi bipolar. Njerëzit pranë tij janë të shqetësuar për shkak se kjo mund të ketë ndikuar në marrjen e vendimeve dhe fjalëve të fundit që ka thënë.

Siç e dini, Kanye lajmëroi se do të kandidojë për presidentin e SHBA-ve dhe në intervistën e fundit për Forbes ishte mjaft kritik, i ashpër dhe konfuz. Ai sulmoi Trump dhe Bidden, tha se kishte kaluar Covid-19 dhe foli shumë për Zotin.

Të gjitha këto kanë shqetësuar njerëzit e tij të afërt, megjithatë ata besojnë se gjërat do të stabilizohen ashtu si ka ndodhur në të kaluarën pasi Kanye e vuan këtë çrregullim pothuajse 1 herë në vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco