Demir dhe Xhandan rikthehen në ekran, zbulohet seriali i ri që i bashkoi sërish

Demir dhe Xhandan rikthehen në ekran, zbulohet seriali i ri që i bashkoi sërish

13:50, 09/07/2020
A+ Aa A-

Një serial i ri ka nisur përgatitjet në Turqi.

Seriali do të mbajë titullin “Nizami Alem” dhe në role kryesore do të jenë Bugra Gulsoy dhe Leyla Lydia Tugutlu.

Të dy këta aktorë i kemi parë bashkë edhe në serialin shumë të ndjekur “Bija ime”, i transmetuar vitin e kaluar në TV Klan, ku luanin rolin e Demirit dhe Xhandanit.

Këtë vit dyshja do të ribashkohet për serialin “Nizami Alem”, një seriali historik ku Bugra Gulsoy do të ketë rolin e një sulltani.

Pjesë e serialit do të jenë edhe aktorët Ekin Koç dhe Sevda Erginci.

Seriali do të nisë transmetimin nga shtatori në kanalin turk TRT1./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco