Horoskopi javor 8-14 qershor 2020/ Javë dashurie për këto shenja

Horoskopi javor 8-14 qershor 2020/ Javë dashurie për këto shenja

09:36, 06/06/2020
A+ Aa A-

Këtë javë një Venus i shkëlqyer në shenjën e Binjakëve do të sjellë shumë pasion për të gjitha shenjat e ajrit dhe njëfarë shqetësimi për gratë e shenjës së Shigjetarit.

Ju ftojmë të zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju.

Dashi: Humor i keq

I dashur Dash këtë javë mund të ketë ndonjë gabim tjetër për shenjën tuaj në vendin e punës:gjetja e aleatëve të duhur ose mundësia e duhur mund të jetë më e ndërlikuar për shkak të pozitës së pafavorshme të Jupiterit dhe Mërkurit. Ditën e hënë humori i juaj mund të jetë i keq kjo për shkak të Hënës në Bricjap. Por mos u mërzisni rimëkëmbja e madhe do të vijë në fundjavë: Dashuria veçanërisht të dielën do të lulëzoj.

Demi: Lajm i mirë

I dashur Dem qielli ju buzëqesh në këtë periudhë duke filluar nga muaji korrik-kur Saturni gjithashtu do të kthehet në anën tuaj. Ndërkohë ju mund të mbështeteni tek Jupiteri dhe Mërkuri të cilët janë të gatshëm t'ju sjellin shumë mundësi dhe lajme të mira në vendin e punës. E enjta dhe e premtja në veçanti do të jenë dy ditët me fat. Ndërsa përsa i përket ditës së martë dhe të mërkurë duhet të keni kujdes për shkak të disa shqetësimeve të vogla.

Binjakët: Ndryshime në horizont

I dashur Binjak ndryshimet nuk janë kurrë të lehta por ju jeni ata që vlerësoni rrezikun dhe aventurën, kështu që nuk do të keni frikë të hidheni në një fazë të re të jetës suaj.Venusi në shenjë ju jep aq shumë forcë dhe besim në marrëdhënien tuaj. Por për shkak të Marsit që është në kundërshtim me shenjën tuaj do t’ju bëj të ndjeni të gjitha lodhjet që do t’ju shoqërojnë në çdo fazë të tranzicionit.

Gaforrja: Shfrytëzoni këtë javë

E dashur Gaforre shfrytëzoni këtë javë të qershorit për të zgjidhur disa probleme të lidhura me punën: duke filluar nga muaji korrik, kur Mërkuri nuk do të jetë më në shenjën tuaj dhe rikthimi në opozit të Saturnit nuk mund të jetë më aq e thjeshtë për të gjetur aleatët e duhur dhe mundësitë e duhura.Kujdes ditën e hënë pasi Hëna në opozitë me shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Ndërsa ditët më me fat do të jenë e premte dhe e shtunë.

Luani: Përballë Hënës

I dashur Luan në këtë periudhë shumë prej jush po menaxhojnë në situatë të ndërlikuar, veçanërisht përsa i përket fushës së punës.Por duke filluar nga korriku do të jetë më e lehtë të gjesh zgjidhjet e duhura.Ndërkohë duhet ti kushtoni një vëmëndje të veçantë ditës së martë dhe të mërkurë pasi Hëna në opozitë me shënjën tuaj mund të thelloj krizën. Përsa i përket dashurisë me Venusin e favorshëm do të keni dashuri dhe bashkëpunim në jetën tuaj private.

Virgjëresha : Jini të durueshëm

E dashur Virgjëreshë, Marsi në opozitë vazhdon të ju bëjë të ndjeheni të lodhur dhe pa energji. Venusi i pafavorshëm nga ana e tij rrit tensionin me partnerin tuaj dhe do jetë shumë e lehtë për ju të humbisni durimin. Kini kujdes që të mos e thoni ose bëni diçka për të cilën më vonë do të pendoheni.   Virgjëreshat janë gjithmonë shumë racional dhe të kujdeshëm por kur zëmërohen është shumë e vështirë ti qetësosh ato. Përfitoni pak nga fundjava që të relaksoheni.

Peshorja: Mbështetuni tek Venera

E dashur Peshore pozicioni i pafavorshëm i Jupiterit dhe i Mërkurit mund të krijojë disa pengesa më shumë nga pikëpamja e punës: Nëse mundeni mund të mbani atë që keni pasi tashmë nuk është qielli i favorshëm për të marrë përsipër rreziqe. Ndërsa përsa i përket fushës së ndenjave mund të mbështeteni në një Venus të shkëlqyer i cili është i gatshëm për t’i dhënë marrëdhënies tuaj shumë pasion dhe madje një frymë të vogël aventureske.

Akrepi: Yjet ju mbështesin

I dashur Akrep yjet janë në anën tuaj dhe do të jenë dhe më shumë nga fillimii muajit korrik kur Saturni do të kthehet në favorin tuaj. Ndërkohë falë Marsit dhe Mërkurit që janë favorit në shenjën tuaj do të keni mundësinë të bëni një hap të mirë përpara drejt arritjes së qëllimeve tuaja pavarësisht nëse është një takim me fat apo një rast i ri. Ditët më të mira të javës do të jenë e hënë, e enjten dhe e premten. Ditët e pushimit: e martë dhe e mërkurë.

Shigjetari: Drejt një fillimi të ri

I dashur Shigjetar vazhdon një periudhë e ndërlikuar për ju përsa i përket fushës së ndjenjave. Ka ndryshime të mëdha përpara: mos harroni se një fund nënkupton gjithmonë një fillim të ri. Sigurisht kjo periudhë po ju lë shumë lodhje psiko-fizike. Marsi dhe Venusi në opozitë me shenjën tuaj ju largojnë energjinë , por së shpejti do të bëhet më mirë.

Bricjapi: Mos u dorëzoni

I dashur Bricjap muaji qershor me Mërkurin në opozitë krijon një ngadalësim të vogël në rrugën tuaj sado e destinuar për sukses. Jupiteri në shenjë ju garanton fitoren përfundimtare kështu që mos hiqni dorë nëse diçka nuk shkon siç pritet në këtë periudhë. Këtë javë ju mund të mbështeteni në një Hënë të shkëlqyer. Dita më me fat për ju këtë javë do të jetë e hëna.

Ujori: Revolucion në pamje të parë

I dashur Ujor edhe këtë javë mund të mbështeteni në një Venus të shkëlqyer, gati për ti dhënë historisë suaj të dashurisë një avantazh shtesë. Të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe ju mund të përjetoni emocione që janë vërtet të vështira për tu harruar! Lajmet e mira gjithashtu mund të vijnë në fushën e punës, ku lidhja e Saturnit së shpejti premton revolucione të mira ...

Peshqit: Ditë me fat

Të dashur Peshq këtë javë mund të vijnë disa lajme të mira ose ndonjë shkëmbim i mirë përsa i përket vendeve të punës: ju keni në shenjën tuaj planetin Mars që ju bën super-luftues por dhe planetin Mërkur dhe Jupiter në favorin tuaj. Nëse keni dyshime që ju mundojnë mos hezitoni ti sqaroni.

Marrë nga alfemminile.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco