A do të rikthehet në 'Portokalli'? Agron Llakaj flet për herë të parë

A do të rikthehet në 'Portokalli'? Agron Llakaj flet për herë të parë

14:10, 04/06/2020
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në portalet online po qarkullojnë zëra se Agrob Llakaj do të rikthehet në Portokalli, pas një ftese që i është bërë nga drejtuesit e Top Channel.

Rikthimi i Llakajt pas 8 vitesh në spektkalin ku karriera e tij pati kulmin, zgjoi kërshërinë e publikut, por që duket ky lajm nuk është aspak i vëretë.

Nëpërmjet një prononcimi për “RevistaWho”, aktori dhe producenti ka treguar se “Portokalli” është vendosur përjetësisht në ‘kornizë’, dhe nuk e ka menduar asnjëherë kthimin në atë spektakël, që me dashamirësi Llakaj e quan academia e parë e humorit shqiptar.

'Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”; është shprehur Agron Llakaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco