Sidrit Bejleri humb njeriun e afërt, iu kërkon miqve ta nderojnë në këtë mënyrë

Sidrit Bejleri humb njeriun e afërt, iu kërkon miqve ta nderojnë në këtë mënyrë

09:02, 30/03/2020
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka njoftuar në rrjetet sociale, se ka humbur jetën pas një sëmundje të gjatë vjehrri i tij.

Por në një situatë pandemie edhe ceremonitë mortore e ritet në vendin tonë nuk po kryhen sipas zakoneve, duke qenë se duhet të shmangen grumbullimet e njerëzve.

Për këtë shkak Bejleri shprehet se të gjithë miqtë dhe të afërmit, mund ta kujtojnë dhe nderojnë të nderin vetëm përmes lutjeve në shtëpitë e tyre.

Postimi i Bejlerit:

Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë.

Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)!

Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen.

Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.

Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco