Anxhela fiton çmimin ‘Kënga e vitit’ bën gjestin prekës për të dëmtuarit nga tërmeti

Anxhela fiton çmimin ‘Kënga e vitit’ bën gjestin prekës për të dëmtuarit nga tërmeti

11:23, 18/12/2019
A+ Aa A-

Anxhela Peristeri fitoi mbrëmë çmimin "Kënga e Vitit", në 15-vjetorin e "Çmimeve Kult".

"Pa mua", ishte kënga e shpallur fituese, e kënduar nga Anxhela Peristeri dhe e kompozuar nga Kledi Bahiti.

Pas eventit, Anxhela deklaroi me një postim në Instagram se të ardhurat nga ky trofe do shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

"Shume e nderuar qe akademia Kult vleresoi 'Pa mua' si kenga e vitit mes 5 kolegeve e miqve ne gare. Kjo kenge me ka dhene nje dashuri te madhe nga publiku, nje trofe per nje kompozim jashte festivaleve nga Kledi Bahiti qe e meriton kete cmim njesoj si une! Sic e thashe edhe ne skene, njoftova akademine qe te ardhurat e trofeut te shkojne per te prekurit e termetit te 26 Nentorit. Ju faleminderit te gjitheve", shkruan Anxhela.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco