3 Shenjat e HOROSKOPIT, që do të kthejnë çdo lidhje në sëmundje emocionale

3 Shenjat e HOROSKOPIT, që do të kthejnë çdo lidhje në sëmundje emocionale

21:49, 18/08/2019

Gaforrja

Kjo shenjë njihet për faktin që është e kujdesshme si dhe shumë e ndjeshme. Ata kanë shumë probleme me luhatjen e humorit dhe shpesh mund të zmadhojnë situata të caktuara duke e kthyer lidhjen në një tmerr të vërtetë. Nuk dinë të mbajnë inat, por pasi kane shpërthimin emocional tipik të tyre, do të fillojnë që t’ju injorojnë si nuk e ka bërë askush më parë.

Virgjëresha

Natyra perfeksioniste e orientuar kah detajeve e Virgjëreshës mund të jetë e bukur në jetën e përditshme, ose në punë, por është shumë e lodhshme në një lidhje. Nëse Virgjëresha hyn në gjendjen hiperkritike, do të kujdeset që të gjejë gabime edhe në frekuencën me të cilën merrni frymë. Kështu që nëse keni partnerin apo partneren Virgjëreshë, shtrëngoni dhëmbët.

Akrepi

Në të gjitha faqet e astrologjisë Akrepi përshkruhet si shumë i përfshirë në ndjesi. Akrepët nuk dorëzohen kollaj ndaj dhe nuk do të heqin dorë deri në momentin kur çdo gjë zë vendin e vet. Akrepi udhëhiqet nga Plutoni dhe Marsi, kombinimi perfekt për një shpërthim emocional në çdo kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco