Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nora mbrojti Tunën publikisht, reagon ashpër Roberti

Nora mbrojti Tunën publikisht, reagon ashpër Roberti

08:13, 26/06/2019
A+ Aa A-

Sherri i bujshëm mes Tunës dhe Robertit ka qenë për një kohë të gjatë  në vëmendje të mediave ndërkohë e vetmja që nuk kishte folur mbi këtë çështje ishte Nora.

E ftuar pak javë më parë në "Xing me Ermalin", Nora u shpreh se ajo me Tunën nuk ka asgjë personale dhe vazhdojnë të flasin me njëra-tjetrën.

Madje Nora tha se e respekton Tunën dhe i ka pëlqyer shumë albumi i ri.

E pyetur nëse është dakort që Roberti flet për Tunën nëpër studio televizive, Nora u përgjigj se nuk është dakort duke i dalë kundër bashkëshortit.

‘Jo nuk jam dakort sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora.

I ftuar  në "Trokit", Robert Berisha u pyet për këtë deklaratë të Norës dhe këngëtari u përgjigj se Nora nuk i ka thënë një gjë të tillë live.

“Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë”, tha Roberti.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco