Aktorja shqiptare rrëfehet pas mastur.bimit në skenën e teatrit: Është diçka normale

Aktorja shqiptare rrëfehet pas mastur.bimit në skenën e teatrit: Është diçka normale

18:54, 23/05/2019
A+ Aa A-

Personazhi i Madalenës në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë” bëri shumë bujë. Por për të folur mbi këtë personazh e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” ishte ftuar pikërisht aktorja Arjola Demiri.

Skena e masturbimit bëri, që emri i saj të lakohej nga të gjitha portalet, por vetë Arjola e cilësoi normale dhe të pranueshme për çdo aktor.

Sa i përket jetës personale, e lindur dhe rritur në Tropojë, nëna e tre fëmijëve tregoi vështirësitë pas divorcit, por edhe fëmijërinë e vështirë në qytetin e lindjes.

“Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjysmë pas mësimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë”, përfundoi ajo.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco