Flet sërish çifti zvicerian dhe këtë rradhë nuk ndalen vetëm tek Loredana, por tek e gjitha familja e saj

Flet sërish çifti zvicerian dhe këtë rradhë nuk ndalen vetëm tek Loredana, por tek e gjitha familja e saj

12:07, 18/05/2019
A+ Aa A-

23 vjeçarja Loredana Zefi është e dyshuar për shantazh ndaj një çifti zviceran.

Ajo nuk është e para në familje që vihet në shënjestër nga gjyqësori. Mashtrim, dro.gë, vjedhje – familja Zefi kanë qenë prej kohësh të njohur për autoritetet.

Pa marrë parasysh se çfarë, klani Zefi po mbahen fort.

Reperja ka një rast penal për mashtrime, kërcënime dhe shantazh. Ajo thuhet se ka mashtruar një çift zviceran duke marrë nga ta 700 mijë franga.

Në një konferencë shtypi në Prishtinë, javën e kaluar, Loredana vazhdimisht theksoi:

“Asgjë tjetër nuk ka rëndësi kur është fjala për familjen time”.

Një familje edhe kur bëhet fjalë për biznes jo të mirë.

Në rastin e Petra Z., vetëm Loredana përfshiu të paktën tre vëllezër të tjerë. Në total ajo ka nëntë vëllezër e motra.

“E gjithë familja është kriminale”, thotë Petra Z.

Pra, ishte njëri nga vëllezërit e saj, i cili kontaktoi gruan 52 vjeçare, dhe i kërkoi para për “nënën e tij të sëmurë”.

Brenda pak muajsh ai fitoi besimin e viktimës së tij, dhe i mori nga ajo 200,000 franga. Vetëm kur Petra Z. kuptoi se ai ishte një mashtrues dhe nuk do t’ja kthente borxhin, Loredana hyri në lojë. Si avokate, Anna Landmann, ajo ofroi ndihmën e saj, ku Petra pagoi edhe 700.000 franga për depozita dhe tarifa ligjore – prej të cilave ajo transferoi 5900 franga direkt tek vëllai i dytë më i ri, përcjellë GazetaBlic.

Vëllai i saj tjetër ende jeton në Zvicër, punon në një ndërmarrje pastrimi të ndërtesave në kantonin e Cyrihut, dhe kompania është në emër të kushëririt të tij.

Loredana jetonte deri pak javë më parë në një apartament në Luzern.

Ajo pëlqen të portretizojë veten si një repere e pasur, ku shfaqet në video me makina luksoze dhe me veshje nga markat më të shtrenjta.

Deri më tani, Loredana është e vetmja që po hetohet në këtë rast. Petra Z. është e mërzitur dhe është shprehur:

“Vëllezërit tuaj nuk mund të ikin nga kjo” thotë ajo./GazetaBlic

Image

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco