Cardi B tërhiqet nga konflikti me Nicki Minaj, reperja mohon postimin e bërë kundra saj

Cardi B tërhiqet nga konflikti me Nicki Minaj, reperja mohon postimin e bërë kundra saj

18:22, 03/05/2019
A+ Aa A-

Dy reperet e njohura, Cardi B dhe Nicki Minaj janë në armiqësi me njëra-tjetrën që prej vitit të kaluar në festën e ‘Harper’s Bazaar’, ku vajzat u konfliktuan. Mes tyre ka pasur herë pas here debate dhe përplasje edhe në tekstet e këngëve që kanë publikuar gjatë këtij viti.

Së fundmi në rrjet është kapur një ‘screenshot’ ku Cardi B ka shkruar se kërkon që Minaj mos të fshihet nga ajo. Pas këtij postimi Cardi ka reaguar menjëherë duke e mohuar dhe duke thënë se ai postim është fallco. Ajo gjithashtu i kërkoi fansave të saj që të mos krijojnë situata për t’i vënë dy reperet kundër njëra-tjetrës.

Pavarësisht gjithë postimeve që kanë qarkulluar në rrjet, Nicki Minaj ka zgjedhur mos të reagojë në asnjë lloj forme. Kujtojmë se rreth një vit më parë vajzat u përplasën me njëra-tjetrën duke u goditur me sende të forta, pasojat e të cilave u bënë publike më pas kudo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco